UEFA ka bërë të ditur se do të rrisë shpërblimet skuadrat që marrin pjesë në Ligën e Kombeve. 55 federatat do të marrin 50 përqind më shumë shpërblim. Fituesi i grupit A do të marrë 2.25 milionë Euro, ai i grupit B 1.5 milionë Euro, 1 milion e 125 mijë Euro do të shkojnë për fituesin e  grup C dhe vendi i parë i grupit D do të përfitojë 750 mijë Euro.

Ndërkohë që kampioni i këtij turneu do të përfitojë plot 10.5 milionë Euro. Vendimi për rritjen e shpërblimeve është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Liga e Kombeve nisi në Shtator pas reagimeve të federatave kombëtare, trajnerëve, lojtarëve dhe tifozëve, të cilët ishin gjithnjë e më të bindur se miqësoret nuk ishin mjaftueshëm konkurruese dhe përfituese për ekipet kombëtare.

Klan Plus