uefa

Shqipëria në fazën finale në Europian. Një arritje e pamenduar në fillim të kualifikueseve të Euro 2016. Kuqezinjtë ia dolën duke u bërë pjesë e më të mirëve të kontinentit. Për këtë UEFA e ka vlerësuar si një nga të veçantat e këtij aktiviteti duke e përcaktuar si ekipin suprizë, pasi debutuesit e tjerë Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Sllovakia kanë marrë pjesë në të kaluarën në finalet e Kupës së Botës, ndërsa Islanda shkoi deri në play off e botërorit edicionin e fundit.

Shqipëria nuk e kishte arritur këtë sukses më parë. Shtimi i numrit të ekipeve në fazën finale dha rezultat për përfaqësueset e ashtëquajtura të vogla. Shqipëria i nisi kualifikueset në vendin e 41 në renditjen e UEFA-s, ndërsa tani janë 10 pozicione më lart. UEFA kujton deklaratën e trajnerit Gianni De Biasi që në fillim askush nuk e besonte se Shqipëria mund të arrinte këtë objektiv. Një sinjal për vlerat e ekipit është edhe përzgjedhja e Elseid Hysajt në formacionin ideal të fazës eliminatore të Euro 2016 nga gazeta italiane “Corriere dello Sport”.

Futbollisti shqiptar që luan me Napolin ka befasuar gazetën e njohur sportive që e ka përcatuar edhe si një nga lojtarët që duket të vëzhgohen në fazën finale të Kampionatit Europian. Në artikullin sportives italiane përmendet fakti se në këtë Europian italianët do të përkrahin edhe ekipin e drejtuar nga një bashkombas i tyre Gianni De Biasi. Aventura e Kombëtares në Europian do të vijojë më 10 qershor të vitit të ardhshëm në Francë, ndërsa kundërshtarët do të njihen në shortin e 12 dhjetorit.

Tv Klan