Keller: Mbani shënim çdo gjë

Kur mbeten më pak se 2 javë nga nisja e kampionatit, delegatët jo vetëm të Superligës, por edhe të ligave më të ulëta kanë marrë këshilla nga UEFA se si duhet të organizojnë një ndeshje. Problemet e dhunës ishin të pranishme edhe sezonin e kaluar, duke kulmuar me përjashtimin e Kamzës pas dhunës ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti dhe në atë moment roli i delegatit ishte vendimtar.

Përfaqësuesi i UEFA-s, Stephane Keller, duke iu referuar rregullores që aplikohet në ndeshjet ndërkombëtare i kërkoi që të jenë i kujdesshëm tek ato që ndodhin gjatë të gjithë kohës së takimit. 

“Një delegat duhet të mbajë shënim çdo gjë në raportin e tij, çdo mjet piroteknik që hidhet, çdo pushtim fushe, çdo problem apo përleshje mes tifozëve duhet raportuar”.

Detyrat e delegatit janë të shumta, pasi nisin me takimet para ndeshjes, kontrolli që gjithçka është në rregull brenda dhe jashtë fushës. Federata Shqiptare ka mbi 50 delegatë që monitorojnë ndeshjet e Superligës dhe kategorive më të ulëta.

Tv Klan