Lajme Arkiva – TV Klan 2000

U zhvillua në Tiranë përgjatë tre ditëve seminari i quajtur “Programi i Kursit” për trajnerët e futbollit, ose siç cilësohet ndryshe “Progresi 2”. Që nga data 4 Shtator deri sot, në ambientet e hotel Ballkanit ne Tiranë, nën drejtimin e Jan Hansen, lektori i UEFA-s dhe Partic Gaser, administratori i zyrës për vendet e lindjes në UEFA.

Trajnerët e moshave në vendin tonë, ndoqën këtë seminar special, i cili u shoqërua edhe nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Dy emisarët e UEFA-s, folën për misionin e tyre.

“UEFA ka një program qarkullimi të leksioneve, i cili është quajtur “Progresi 2”. Ky progres ka katër synime kryesore, atë në fushën e gjyqtarëve, në fushën e administratës, në fushën e mjekëve dhe në atë të trajnerëve. Gjithashtu ky seminar ka për qëllim edhe rregullimin e strukturës për fëmijët, ose siç quhet ndryshe edhe “Fan Futboll” dhe për këtë arsye gjatë tre ditëve u është dhënë leksioni trajnerëve shqiptarë”./tvklan.al