UEFA vendos për 5 zëvendësimet


UEFA vendos për 5 zëvendësimet

20:48 24/09/2020

Rregulli do të aplikohet edhe për sezonin 2020-2021

UEFA vendosi të zgjasë edhe për sezonin 2020-2021 rregullin e 5 zëvendësimeve brenda një takimi.

Komiteti Ekzekutiv e miratoi për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, play-off të eliminatoreve të Europianit, eliminatoreve të Europianit për femra, Champions League e Europa League, duke nisur nga faza e grupeve dhe Champions League për femra.

Ky vendim do të lehtësojë ngarkesën për shkak të sezonit të ngjeshur. Në protokollin e ndeshjes do të regjistrohen 23 lojtarë.

Tv Klan





Të ngjashme