Xhaka dhe Shaqiri do të udhëheqin helvetët në misionin për t’u kualifikuar në grupin A

Takimi i dytë i Grupit A pritet që të dhurojë sërish emocione. Përballë do të jenë dy skuadra që pretendojnë që të kalojnë në fazën pasardhëse. Uellsi do të përpiqet të përsërisë mrekullinë e Euro 2016, ndërsa Zvicra ka detyrë mos të zhgënjejë tifozët.

Uellsi do të përballet me Zvicrën në orën 15:00 në stadiumin “Olimpik” të Bakut në takimin e dytë të Grupit A.

Në total janë shtatë përballje direkte mes dy kombëtareve, ku helvetët janë në avantazh me 5 fitore. Skuadrat pretendojnë të kualifikohen për në fazën tjetër.

Përballja e fundit ka qenë në vitin 2011, ku “Dragonët:” fituan me rezultatin 2-0, me gola të Ramsejt dhe Bejlit.  Uellsi do të përpiqet që të përsërisë mrekullinë e ndodhur në Euro 2016 ku ata shkuan në gjysmëfinale, ku u mposhtën nga Portugalia që më pas fitoi titullin kampione e Evropës.

“Dragonjtë” kanë 5 takime të pamposhtur gjatë fazës kualifikuese në Grupin H dhe dolën të dytët pas Kroacisë.

Zvicra ka për synim të paktën të arrijë objektivin e edicionit të mëparshëm, ku në të gjashtëmbëdhjetat u eliminua nga Polonia me penallti.

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet që të jenë në fushë në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Ekipi ka fituar 6 takime radhazi, e para tyre barazoi me Spanjën 1-1.  Nëse nuk do të siguronin kualifikimi, për helvetët e renditur të 13-ët  në botë do të ishte dështim i madh.

Klan News