Këngëtari Skerdi Ago promovoi këngën e tij më të fundit “Amelia”, klipi i të cilës është publikuar vetëm një ditë më parë në Youtube. Moderatorja e emisionit, Rudina Magjistari, i bëri një vërejtje këngëtarin në lidhje me këtë klip.

Magjistari ka kapur një detaj nga kënga, ku shihet Skerdi duke i dhënë makinën me një uiski në dorë. Sipas moderatores ky është një model i gabuar që u jepet të rinjve, pasi këngëtarët janë shembull për më të rinjtë.

Skerdi pas kësaj vërejtje tha se e kishte menduar këtë gjë, por klipi i tij është aktrim dhe këto gjëra nuk ndodhin në jetën e tij të përditshme.

Melodia e këndshme por në klip ka diçka që nuk shkon.

Pse?

Nuk mund të pihet alkool në makinë, apo ishte limonatë ajo që po pije? Ajo është e gabuar shumë.

E di si është kjo puna se po i hymë këtyre temave. Edhe filmat që shohim nuk lejohet që të bëjmë asgjë, por kjo është aktrim. Se ka alkool, se s’ka, por normal që nuk përdoren këto gjëra. Kjo është videoklip.

Modeli që jep dhe të rinjtë që e shohim, mendojnë se vuajtja kështu kalohet. Merr makinën dhe një uisku me vete. Por kjo është shumë e rrezikshme pasi vë në rrezik jo vetëm jetën tënde, por dhe të të tjerëve.

E di, e kam menduar këtë gjë.

Duhet të kemi kujdes dhe për modelet që japim sepse të rinjtë u adhurojnë, u ndjekin, imitojnë çdo gjë që bëni ju.

E di. Thjesht… Muzika ime nuk është tek adoleshentët. Është një muzikë tjetër./tvklan.al