Balluku: Rritim cilësinë dhe transparencën

Ka përfunduar 90% e punës së ujësjellësit të ri të Belshit ku është aplikuar një projekt pilot. Për herë të parë ujësjellësi do të prodhojë vetë energjinë që i duhet përmes paneleve diellore.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë pa nga afër edhe parkun fotovoltaik, i cili do të prodhojë 95% të energjisë së nevojshme për funksionimin e  ujësjellësit.

Ky investim i ri konsiston në 14 kilometra linjë kryesore ndërsa për 33 mijë abonentët do të ketë matës të rinj për të rritur transparencën.

Tv Klan