Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ndërmarrja e ujësjellësit Elbasan, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe Ministrinë e Punëve Publike, kanë akorduar një fond prej 100 milion lekësh të vjetra, për shpimin dhe vënien në përdorim të një pusi me ujë të pijshëm. Kjo punë pritet t’i dhurojë tre mijë metër kub ujë më shumë qytetit të Elbasanit, brenda 24 orëve.

Me ndihmë të disa donacioneve jo qeveritare është bërë i mundur rrethimi i zonës ujëmbledhëse të Krastës së Vogël, si dhe ndërtimi i një rrjeti kanalesh kulluese. Për ndërmarrjen e ujësjellësit, problem kanë qenë ndërtimet pa leje në zonën e Krastës, vend në të cilin janë instaluar pompat dhe depozitat e ujit të pijshëm. Sipas drejtorit Platon Gani, shqetësim mbetet gjithashtu rrjeti shpërndarës i ujit të pijshëm, i cili po shkon drejt shkatërrimit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti