Emisioni Opinion në Tv Klan mbrëmjen e sotme në pjesën e parë i kushtohet turizmit në Gramsh ku një nga pikat kryesore është edhe ujëvara e Sotirës.
Blendi Fevziu i cili ka shkuar në atë zonë tregon që dera për të shkuar në ujëvarën e Sotirës është e mbyllur dhe turistët duhet të ngjitën në majën e kodrës për të shkuar aty.
“Pas kësaj kthese është ujëvara e Sotirës me tre katarakte. Sot rruga për të shkuar është e mbyllur nuk dihet arsyeja, por të gjithë vizitorët duhet të ngjiten në majën e kodrës për arsyen se kjo derë është mbyllur nga HEC-i. E vetmja gjë që duket është ujvara, por rruga është e bllokuar.”
Ujëvara e Sotirës është ujvara më e madhe në Shqipëri rreth 100 metra e lartë.
“Është një prej ujëvarave më të mëdha në Shqipëri, rreth 100 metra e lartë pjesa qëndrore, ujvara që hedh me pak ujë, por që është më e lartë dhe rreth 80 metra ujëvara që ka sasiën më të madhe të ujit. Të dyja burojnë nga Tomori dhe derdhen në lumë rreth 23 kilometra nga Gramshi. Pamja e ujvarave është fantastike. 18 gradë ishte temperatura në ujëvarën e Sotirës.”/tvklan.al