Mbreti i Tailandës Maha Vajiralongkorn 66 vjeç trashëgoi fronin nga babai i tij pas vdekjes se Mbretit Bhumibol Adulyadej në vitin 2016. Prej tre ditësh po kryhen përgatitjen për kurorëzimin e tij si Mbret, dhe uji i bekuar luan një rol kyç në ritet e shenjtërimit. Në traditën mbretërore të Tailandës, vetëm pasi një Mbret shenjtërohet, ai konsiderohet Mbret i Perëndisë dhe mbështetës i budizmit.

Ceremonia zyrtare, një përzierje e ritualeve Brahmin dhe Budist, fillon më 4 Maj në kryeqytetin e vendit, Bangkok. Profesor Tongthong Chandransu, studiues i kulturës tailandeze, thotë se historikisht kjo shoqëri është krjuar rreth brigjeve të lumenjve, ku siguronin prodhime si oriz dhe peshk. Pra, shumë nga traditat e Tailandës kanë për bazë ujin.

Gjatë javëve të fundit qëkur nisur përgatitjet për kurorëzimin e Mbretit, zyrtarët mblodhën ujë nga më shumë se 100 burime. Më pas, uji i mbledhur u bekua në tempuj sipas ceremonive budiste. Uji i bekuar do të përdoret në dy rituale të mëdha në Pallatin e Mbretit.

E para, në vaskën ku do të “pastrohet” Mbreti, ku uji derdhet mbi trupin e tij ndërsa ai mban veshur një mantel të bardhë. E dyta, kur Mbreti qëndron i ulur në fron dhe tetë njerëz derdhin ujin e bekuar mbi duart e tij. Përdorimi i ujit në kurorëzimin e Mbretit në Tailandë bazohet në traditën Brahmin që daton shekuj më parë, thonë ekspertët.

/tvklan.al