Me cilësi e standarde të Bashkimit Evropian

Furnizimi me ujë mbetet një nga treguesit kryesorë të cilësisë së jetës dhe investimet në këtë produkt mund të konsiderohen si shprehja më e lartë e kujdesit ndaj konsumatorit. Uji i Ftohtë “Tepelenë” i përmbush kriteret rigoroze të certifikimit ndërkombëtar, në të gjitha parametrat.

Testimet në Shqipëri, Greqi dhe Itali, nga institucione akreditimi me standarde të Bashkimit Evropian, tregojnë se ky ujë ka një burim natyral, me rrjedhje të lirë dhe pa nevojë për trajtime shtesë.

Përveç pastërtisë mikrobiologjike, përbërësit e tij fiziko-kimik janë të qëndrueshëm ndër vite, gjë që tregon se ky burim kurrë nuk ka pësuar ndotje apo ndërhyrje. Vetë sistemi i menaxhimit të cilësisë të Ujit te Ftohtë “Tepelenë” është konform standardit ISO 9001:2015.

Sasia e kripërave dhe mineraleve është e kontrolluar e në nivelet e duhura për të ofruar një jetesë të shëndetshme ndaj çdo grupmoshe.

Investimet në Ujin “Tepelene” nuk janë të vetmet projekte të ndjeshme ndaj konsumatorit që kompania ka ndërmarrë. Së fundmi, në përgjigje të ndotjes ndaj mjedisit, Uji i Ftohtë “Tepelenë” ka transformuar një pjesë të madhe të flotës me makina 100% elektrike. Ky investim vjen pas atij të sistemit fotovoltaik, ku nëpërmjet një transformimi prej € 360,000 Uji i Ftohtë “Tepelenë” ka shtruar 3221 m2 me panele fotovoltaike, të cilat mbulojnë 60.9% të nevojës për energji.

E përkthyer në ajër, ky investim redukton 360 ton dioksid karboni në vit, sasi e barabartë me 10,576 pemë të nevojshme për ta përthithur këtë sasi CO2.

Kështu, nga burimet e nëntokës e deri te pastërtia e ajrit, Uji i Ftohtë “Tepelenë” kujdeset për të vendosur standarde cilësie për të gjithë industrinë dhe jetët e konsumatorëve.

Tv Klan