Uji i Fukushimës do të derdhet në oqean

Uji i Fukushimës do të derdhet në oqean

09:02 11/09/2019

Uji radioaktiv i centralit të Fukushimës do të derdhet në oqean. Lajmi është konfirmuar nga vetë Ministri i Mjedisit të Japonisë, Yashiaki Harada, i cili ka nënvizuar faktin se ky është i vetmi opsion i mundshëm.

Kompania Tokyo Electric Por, që drejton centralin nuklear të Fukushimës, që u dëmtua rëndë pas tërmetit dhe cunamit të fuqishëm të Marsit 2011, bën të ditur se janë mbi 1 milion ton ujë radioaktiv, mbi 1000 cisterna dhe e gjitha kjo sasi do të derdhet në Oqeanin Paqësor.

Sipas kompanisë, ky ujë mbërrin nga turbinat e ftohjes dhe ka qëndruar i magazinuar, por tashmë nuk mund të mbahet në zonat rezervë për shkak të mungesës së kapacitetit në central, që është 1.37 milionë tonelata.

Gjithsesi, qeveria ka mbledhur një grup pune në nivel ekspertësh, të cilët janë ende në fazë vlerësimi për sa i përket pasojave që mund të ketë mbi ekosistemet detare. 

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT