Sazan GuriUji që del nga landfilli i sharrës, i papërpunuar ka në përbërej të tij disa element ndotës, organik dhe metale të rënda. Ky është përfundimi i analizave të kryera në institutin e fizikës bërthamore, pas interesimit të televizionit Klan që teksa pasqyroi situatën, mori dhe një kampion uji për ta analizuar.

Ambjentalisti Sazan Guri thotë se në bazë të analizave, parametrat e disa prej metaleve të rënda janë mbi normat e lejuara.

Por ky ujë me rjedhje të vazhdueshme i cili derdhet me pas në lumin Erzen, sipas specialistëve ka ndotje organike të lartë. Kjo ndotje ndikon në mjedis dhe në lidhje zinxhir ai arrin deri tek njerëzit.

E megjithatë ndikimi në shëndetin e njeriut nuk është i menjëherëshëm.

Landfilli i sharrës është i vetmi, në Tiranë, në të cilin grumbullohen çdo muaj mbi 30 mijë ton mbetje organike dhe inorganike.

Tv Klan