Shkencëtarët rusë thonë se Covid-19 nuk shumohet në det

Uji shkatërron plotësisht virusin Covid-19 brenda 72 orëve. Ky është përfundimi i studimit më të fundit të shkencëtarëve rusë, të cilët thonë se rezistenca e virusit varet drejtpërdrejt nga temperatura e ujit.

Sipas tyre, uji në temperaturë ambienti vret 90 përqind të grimcave të virusit në 24 orë dhe në 72 orë 99. 9 përqind të tyre.

Studimi i Qendrës Shtetërore Kërkimore të Virologjisë, publikuar nga Agjencia e Lajmeve Anadolu, thotë se në temperaturë vlimi, uji vret plotësisht dhe menjëherë virusin.

E rëndësishme është të theksohet se virusi nuk shumohet as në ujë të freskët apo det, por mbetet aktiv në sipërfaqe çeliku, qelqi, plastike dhe qeramike deri në 48 orë.

Covid-19 nuk ka qëndrueshmëri, sipas hulumtimit, dhe shumica e dezinfektuesve shtëpiakë janë efektivë.

Alkoolet etilike me përqendrim 30 përqind mund të vrasin deri në një milion grimca të virusit në gjysmë minute, duke kundërshtuar studimet e mëparshme që thanë se një përqendrim prej mbi 60 përqind është i nevojshëm për të shkatërruar grimcat. Edhe klori ka të njëjtën efiçencë dhe pastron plotësisht sipërfaqet nga virusi në 30 sekonda.

Tv Klan