Një grua ka bërë një zbulim të çuditshëm disa muaj pasi ujiste një bimë në kopësht. Teksa shihte që ajo rritej, gruas iu rrit kurioziteti për të zbuluar se çfarë lloji ishte lulja në mënyrë që të kujdesej më mirë.

Por pasi nisi kërkimet, zbuloi diçka të papritur që mes njerëzve ka shkaktuar të qeshura. Ajo është shprehur se bima për të cilën u kujdes me dashuri për muaj të tërë ishte në fakt kanabis.

Gruaja nuk kishte qëllim që ta prishte bimën dhe mësoi se edhe kanabisi krijon lule kështu që do ta vazhdojë të kujdeset për të.

“Kam qenë duke e ujitur për muaj të tërë, por kuptova që është kanabis. Kam bërë kërkime dhe kam zbuluar se nxjerr lule ngjyrë vjollcë kështu që do ta mbaj”, është shprehur ajo.

Kjo nuk është hera e parë që një person nuk di se çfarë bime po ujit. Më herët një grua tjetër zbuloi se lulja që ujiste prej dy vitesh ishte plastike./tvklan.al