Janë të pakta kafshët të cilat të japin afeksion dhe besnikëri ashtu siç bëjnë qentë, por studimet e fundit tregojnë se e njëjta lidhje kafshë-njeri mund të zhvillohet edhe te ujqërit.

Duke qenë se ide të tilla ishin hedhure më herët, por nuk kishte kërkime të mirëfillta, studiuesit vendosën të ndërmerrnin një eksperimente për të parë nëse ujqërit e rritur në rrethana identike me qentë do të kishin të njëjtën marrëdhënie kafshë- njeri.

Në studim u përfshinë 12 qenë Husky nga Alaska dhe 10 ujqër gri evropianë (Canis lupus). Pasi u rritën nga mosha 10 ditëshe për 23 javë nga kujdestarë të trajnuar ujqërit dhe qentë iu nënshtruan një eksperimenti i cili zgjati 15 minuta.

Edhe qentë edhe ujqërit reaguan njësoj me kujdestarin e tyre, ata u treguan të dashur dhe të afërt e madje e ndiqnin te  dera kur kujdestari largohej, ndërsa të përballur me një të huaj ishin më indiferentë.

Këtu kishte një ndryshim mes qenërve dhe ujqërve, përballë një të panjohuri, ujqërit shfaqeshin më të stresuar dhe të frikësuar se qentë. Ata qetësoheshin kur kujdestari i tyre, rikthehej.

Sipas shkencëtarëve ende ka shumë punë e hulumtime për të bërë një përmbledhje se sa të ngjashëm janë qentë dhe ujqërit, për të kuptuar edhe se si këto krijesa janë zhvilluar përgjatë kohërave./tvklan.al