
“Ukraina ka nevojë për pajisje ‘jo vetëm për të mbajtur terrenin’, por edhe për ta rimarrë atë”
23:40 08/05/2022
Kryeministri Boris Johnson u tha udhëheqësve të G7 se pajisjet ushtarake për të ndihmuar Ukrainën për ruajtjen e territorit të saj nuk janë më të mjaftueshme.
Në një deklaratë të Downing Street, thuhet se Johnson u shpreh se vendi kishte nevojë për pajisje ushtarake për të rimarrë nën kontroll pjesët që janë pushtuar nga Rusia.
Kryeministri britanik e cilësoi ironi të madhe faktin që liderët ishin mbledhur për të diskutuar pushtimin e presidentit rus Vladimir Putin, në një kohë kur shumë vende po përkujtonin fundin e Luftës së Dytë Botërore./tvklan.al