Kryediplomatët e G7 dënojnë sulmin rus

Ministrat e Jashtëm të 30 vendeve anëtare të NATO-s po diskutojnë këtë të Enjte për kërkesën e Ukrainës për më shumë armatime për ushtrinë e këtij vendi që përballet me sulmin brutal rus, që nuk bën dallim mes objektivave ushtarake dhe atyre civile.

I pranishëm në këtë takim, kryediplomati i Kievit, Dimitro Kuleba i ka parashtruar aleancës kërkesën për avionë, raketa kundër anijeve luftarake detare, të tjera pajisje për mbrojtjen kundërajrore dhe makineri ushtarake. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se kërkesa i drejtohet kryesisht Gjermanisë, që është treguar e tepër e kujdesshme me furnizimin me armë për Ukrainën, pasi druhet përshkallëzimit të konfliktit përtej kufijve të vendit, që rrezikon të shkaktojë Luftë të Tretë Botërore. Kundër dërgimit të avionëve janë shprehur më herët edhe Shtetet e Bashkuara.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan po ashtu se aplikimi i masës për ndalimin e importit të qymyrit nga Rusia, pritet të shtyhet për në Gusht, një muaj më vonë nga parashikimi me këmbënguljen e Gjermanisë, e cila i druhet përshkallëzimit të efektit negavit në ekonominë më të madhe të BE-së nga sanksionet ndaj Rusisë.

Edhe ministrat e Jashtëm të G7-s dolën me një deklaratë të përbashkët nga takimi në Bruksel, ku dënuan ashpër sulmin në Buça dhe i kërkuan Rusisë të ndalë menjëherë operacionin ku po vriten civilë të pafajshëm. Austria është vendi europian i radhës që dëbon 4 diplomatë rusë.

Tv Klan