“Phoenix Ghost” është prodhimi më i ri i amerikanëve që do dërgohet në fushën e betejës

Lufta e Ukrainës po tregon qartë se dronët janë pjesë e luftës moderne. Dronët kryejnë detyra të ndryshme nga vëzhgimi ajror deri te lëshimi i raketave. Sipas të dhënave të Pentagonit SHBA ka zhvilluar një tip të ri dronësh, që u përgjigjen kërkesave të ushtrisë ukrainase. “Phoenix Ghost” quhet droni i ri fluturues i amerikanëve.

Zhvillimi i këtij droni ka filluar para zhvillimit të luftës së Ukrainës dhe do të zhvillohet edhe më tej për t’iu përshtatur kërkesave të ukrainasve. Më shumë se 120 drone të tilla do të dërgohen në Ukrainë, në kuadër të ndihmës ushtarake amerikane prej 800 millionë Dollarësh amerikanë.

“Phoenix Ghost” është zhvilluar nga sipërmarrja amerikane e armativeve, Aevex Aerospace në bashkëpunim me forcat ajrore amerikane, të cilët po ashtu nuk kanë dhënë detaje. Për të punuar me dronë nevojitet trajnim minimal, tha më tej zëdhënësi i Pentagonit, Kirby.

Droni i re u ngjan dronëve të ashtuquajtura “Switchblade”, të prodhuara nga AeroVironment, po ashtu amerikan. Ai është zhvilluar për t’u përdorur nga njësitë speciale amerikane në Afganistan. Në vitin 2012, ushtria amerikane pajisi trupat e veta me to. Ukraina është pajisur gjithashtu edhe me dronë të mëdhenj të prodhuar në Turqi “Bayraktar TB2”.

Ky dron është zhvilluar në vitin 2014 nga një firmë turke. Bayraktar TB2 është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe ka peshë 420 kilogram. Edhe Japonia ka dërguar dronë në Ukrainë. Sipas Ministrisë japoneze të Mbrojtjes me kërkesë të Ukrainës janë dërguar atje dronë, maska dhe veshje mbrojtëse. 

Klan News