Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po i drejtohet kombit të tij me një fjalim duke i kërkuar çdo personi me eksperiencë ushtarake që t’i bashkohet mbrojtjes së vendit.

Ai tha se qeveria do të sigurojë armë për njerëzit që i kërkojnë ata. Zelensky gjithashtu u bën thirrje njerëzve që të dhurojnë gjak pasi ka ushtarë të plagosur në spitale. “Punëdhënësit duhet të kujdesen për punëtorët e tyre dhe të ndihmojnë në sigurimin e burimeve”, tha ai.

Presidenti ka konfirmuar se tani Ukraina ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. “Ne do të luftojmë për vendin tonë dhe do ta mbështesim në çdo shesh të çdo qyteti”, tha ai.

Zelensky është shprehur se forcat e armatosura janë gati dhe Ukraina nuk do të heqë dorë nga pavarësia e saj./tvklan.al