Ukraina planifikon të evakuojë 6 mijë civilë nga Mariupoli

Ukraina planifikon të evakuojë 6 mijë civilë nga Mariupoli

09:28 20/04/2022

Ukraina shpreson për një dakordësi me Rusinë për një korridor humanitar për të evakuuar fëmijët, gratë dhe të moshuarit nga Mariupoli.

Ukraina shpreson të dërgojë 90 autobusë në qytetin e rrethuar dhe të evakuojë rreth 6 mijë persona.

Kryebashkiaku i Mariupolit tha se shpreson që marrëveshja paraprake për hapjen e korridorit do të konfirmohet dhe respektohet nga Rusia.

Sipas të dhënave rreth 100 mijë civilë vazhdojnë të jenë në Mariupol, ndërkohë që parashikohet që dhjetëra mijëra të jenë vrarë si pasojë e rrethimit të qytetit./tvklan.al





Të ngjashme