SHBA dhe perëndimi i kanë bërë thirrje Kremlinit të ndalojë grumbullimin e trupave rusë në Donbass

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Andri Taran ka deklaruar e vendi i tij mund të provokohet nga forcat ruse të cilat janë vendosur tanimë në zonën e konfliktit të rajonit lindor të Ukrainës, Donbass.

Taran bëri të ditur se akuzat ruse për të drejtat e rusishtfolësve që shkelen mund të jenë arsyeja për rinisjen e agresionit të armatosur kundër Ukrainës. Ai tha se intensifikimi i agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës është i mundur vetëm nëse merret një vendim i duhur politik në nivelin më të lartë në Kremlin.

Kievi ka ngritur alarmin mbi një grumbullim të forcave ruse pranë kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë dhe mbi një rritje të dhunës përgjatë vijës që ndan trupat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia në Donbass.

Kremlini mohon që trupat e saj janë një kërcënim, por thotë se ato do të qëndrojnë për sa kohë që e gjykon të arsyeshme. Zyrtari i lartë i Kremlinit Dmitry Kozak javën e kaluar tha se Rusia do të detyrohet të mbrojë qytetarët e saj në Ukrainën lindore në varësi të shkallës së konfliktit ushtarak atje.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologët e tij francezë dhe gjermanë i bënë thirrje Rusisë që të ndalojë një grumbullim trupash dhe riafirmuan mbështetjen e tyre për Kiev në përballjen e saj me Moskën.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dy anije luftarake në Detin e Zi javën e ardhshme në përgjigje të aktivitetit  ushtarak nga ana e Vladimir Putin. Lëvzja e  anijeve të tilla nga SHBA dhe NATO e kanë shqetësuar Moskën për shkak të përpjekjeve të Ukrainës për të krijuar lidhje mbrojtëse me Perëndimin dhe aspiratat e saj për t’u bashkuar përfundimisht me NATO-n.

Klan News