Një fshat në rajonin kufitar të Rusisë perëndimore u evakuua pas një serie shpërthimesh pasi disa dronë ukrainas i vunë flakën një depo municioni në Voronezh.

Në një pjesë të rajonit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Guvernatori rajonal, Aleksandr Gusev, tha se dronët ukrainas u rrëzuan nga mbrotja ruse dhe se zjarri në depon e municionit u shkaktua nga rënia e dronëve. Depoja e municionit ndodhet në qarkun Podgornenski, në rajonin Voronezh në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Nuk u raportua për viktima, por banorët e një fshati aty pranë në rrethin Podgorensky u evakuuan, ndërsa rrugët u mbyllën. Nga ana tjetër forcat Ajrore e Ukrainës zmbrapsën sulmet e reja ruse me dronë dhe me raketa në disa rajone.

Sipas saj, 13 dronë u rrëzuan në rajonet Kirovohrad, Harkiv, Sumi dhe Poltava.Gjatë javëve të fundit forcat ukrainase kanë kryer sulme të shumta me dron dhe akte sabotuese në territorin rus, duke synuar asetet ushtarake, rafineritë e naftës dhe objektet industriale.

Sulmet e njëpasnjëshme vijnë pasi trupat e Kievit ishin tërhequr nga Chasiv Yar, një qytet strategjik i rëndësishëm në rajonin e Donetskut të Ukrainës, i cili është kthyer në rrënoja.

Analistët ushtarakë thonë se rënia e Chasiv Yar mund të komprometojë gjithashtu rrugët kritike të furnizimit të Ukrainës dhe të vërë në rrezik qytetet e afërta, duke e sjellë Rusinë më afër qëllimit të saj të deklaruar për të kapur të gjithë rajonin e Donetskut.

Klan News