Ukrainasit u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Pas rezultatit të raundit të parë, që nxori nga gara kandidatët e vegjël, qytetarët do të zgjedhin këtë të diel mes presidentit aktual, Petro Poroshenko dhe sfidantit të tij, komedianit 41-vjeçar Volodimir Zelenski.

Ndonëse një rishtar në politikë, Zelenski shihet si favorit në sondazhe dhe mori thuajse dyfishin e votave në raundin e parë.

Fituesi do të marrë kreun e shtetit për një mandat 5 vjeçar. Këto zgjedhjet priten me mjaft interes edhe për të ardhmen europiane të vendit, 5 vjet pas aneksimit të Krimesë, që kanë prodhuar një krizë të thellë ekonomike në Ukrainë.

Tv Klan