Qytetarët ukrainas kanë reaguar pasi Presidenti amerikan Donald Trump e renditi Presidentin e tyre Volodimir Zelenski mes përgjegjësve për viktimat e luftës.
“Këto janë deklarata të pabaza! Putini filloi luftën. Rusia pushtoi territorin tonë. Ata po vrasin, shkatërrojnë, terrorizojnë njerëzit. Ata po vrasin fëmijët, të ardhmen tonë fëmijët më të mirë të Ukrainës më të talentuar dhe të zgjuar janë varrosur këtu”.
Të tjerë qytetarë e cilësojnë presidentin amerikan Donald Trump të paqëndrueshëm
“Kur kandidoi për President, ai tha se ishte gati t’i jepte fund luftës ditën tjetër. Kur dështon, ai fajëson të gjithë rreth tij. Këtë mendoj unë. Ai është thjesht pa karakter.”
“Ai e ka mendjen të blejë raketa, por nuk mund të nisësh një luftë ndaj dikujt që është 20 herë më i fuqishëm e të shpresosh pastaj që të të japin raketa”, u shpreh Presidenti amerikan referuar presidentin Zelenksi të cilin e fajësoi po aq sa Presidentin rus Vladimir Putin.
Ndërkohë, Sitvën Uitkof, i dërguari i Uashingtonit për negociatat e paqes Kiev-Moskë tha në një intervistë televizive në bisedimet e 11 Prillit në Shën Pjetërburg, (me Putinin) Putin i kishte shprehur interesin për një paqe afatgjatë. Pika kryesore e përpjekjeve aktuale janë 5 rajonet ukrainase e aneksuara nga Rusia.
Klan News