Ukrainasit shkatërrojnë bazën “Wagner”

https://youtu.be/oOcscSA3VEA




Ukrainasit shkatërrojnë bazën “Wagner”

15:59 15/08/2022

E godasin me raketat e sofistikuara “Himars”

Rrafshimi i kësaj ndërtese në qytezën lindore Popasna në lindje të Ukrainës tregon se efektshmërinë e armëve të sofistikuara perëndimore në duart e ukrainasve. Ndërtesa e shkatërruar është baza e mercenarëve të grupit famëkeq Vagner, njësi elitare e armatosur e lidhur me ushtrinë ruse dhe e akuzuar për krime lufte.

Lajmi që dëshmohet edhe nga këto filmime u bë i ditur nga guvernatori i Luahnskut Serhi Haidai, por edhe nga reporterë të ndryshëm pro-Kremlinit në Telegram. Ndërtesa u godit me raketat e sistemit amerikan Himars, që godasin me precizion të lartë, objektiva deri 300 kilometra larg. Numri i viktimave mes militantëve pro-rusë nga ky sulm është ende i paqartë.

Dërgimi i artilerisë me rreze të gjatë veprimi nga vendet e NATO-s në ndihmë të ushtrisë ukrainase ka frenuar përparimin e rusëve në lindje të vendit.

Ky grup u vendos në Krime pasi rusët pushtuan gadishullin në 2014-ën. Pjesëtarët e njësisë kanë marrë pjesë edhe në luftëra të tjera, për të mbështetur politikat e Kremlinit, si në Siri, Libi, Mali e Republikës e Afrikës Qendrore.

Tv Klan













Të ngjashme