Ukrainasja mahnit publikun grek me “Lule Lule”

Ukrainasja mahnit publikun grek me “Lule Lule”

21:01 28/10/2019

Nuk ndodh shpesh që në një skenë greke të këndohen këngë shqiptare dhe madje nga të huaj. Por kur kjo gjë ndodh i gjithë publiku ngrihet në këmbë.

Angelina Statyeva është vajza nga Ukraina e cila arriti të marrë duartrokitjet e çdo kujt që po ndiqte “The Voice of Greece”, me këngën shqiptare “Lule Lule”. Menjëherë juria ka shtypur butonin, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen në konkurs të vajzës.

Zëri i fuqishëm dhe i bukur arriti të depërtojë në zemrat e të gjithëve, ndonëse për Angelinën në disa raste shqiptimi i fjalëve ishte i vështirë.

Klan Plus





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi