ukraineRebelët filorusë në Lindje të Ukrainës kanë nisur një ofensivë ndaj territoreve nën kontrollin e forcave qeveritare.

Sipas presidentit Petro Poroshenko, gjatë bombardimeve në Kramatorsk, kanë humbur jetën të paktë 3 civilë dhe mbi 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sulmi i filorusëve ka ndodhur në mëngjes me orën lokale mbi disa kazerma ushtrake dhe një zone të banuar.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit gjatë luftimeve përreth Donjeckut kanë humbur jetën edhe 7 ushtarë e 2 civilë të tjerë.

Përkeqësimi i situatës vjen në vigjilje të konferencës 4 – palëshe të paqes në Minsk mes liderëve të Gjermanisë, Francës, Rusisë e Ukrainës.

Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se SHBA do të dërgojë armatime defensive në Ukrainë, në rast se bisedimet dështojnë.

Ndërsa Moska zyrtare ka paralajmëruar se ky veprim do të destabilizonte edhe më tej situatën në lindje të këtij vendi.

Tv Klan