bovillaUji i liqenit të Bovillës, që furnizon Tiranën i përmbush të gjithë parametrat për të qenë i pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellës – Kanalizimeve, që e ka në administrim këtë liqen, i garanton qytetarët për këtë, si reagim ndaj lajmeve të publikuara në disa media, se uji është i ndotur.

Nëndrejtori i Ujësjellësit, Alfred Spahia zgjodhi t’u tregojë personalisht gazetarëve impiantin që filtron ujin dhe laboratorin në të cilin kryhen analizat përgjatë 24 orëve.

Uji i pijshem u nënshtrohet gjithashtu edhe analizave të dy institucioneve të tjera, të pavarura nga ujësjellësi.

Impjanti i trajtimit të ujit të Bovillës është vënë në punë për herë të parë në vitin 1998.