Ulen infektimet në Francë



Ulen infektimet në Francë

14:45 12/05/2021

Çekia regjistroi në muajin Mars numrin më të lartë të vdekjeve me gati 60% më shumë se në 2020

Numri i pacientëve në spitalet franceze me COVID-19 dhe i infeksioneve të reja është ulur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur pandemia shpërtheu në të gjithë botën.

Ndërsa Franca doli nga bllokimi i saj i tretë një javë më parë shpreson që gradualisht të heqë të gjitha masat e saj kryesore kufizuese deri në fund të muajit tjetër. Kryeministri Jean Castex ka bërë të ditur se përshpejtimi i vaksinimeve po tregon se situata po përmirësohet.

Ministria informoi një total prej 4,743 njerëz në njësitë e kujdesit intensiv me COVID-19. Franca raportoi 19,791 infeksione të reja me koronavirus, duke çuar në 5.8 milion. 

Ndërsa Marsi i këtij viti në Republikën Çeke ishte më vdekjeprurësi se çdo muaj tjetër. Sipas të dhënave të saj, 16,000 vdekje u regjistruan në Mars rreth 60 % më shumë se ne 2020. Rajoni Usti u godit më shumë çfarë e detyroi qeverinë që t’i ndalojë udhëtimet midis rajoneve për disa javë.

Javëve të fundit, situata pandemike është përmirësuar dukshëm në Republikën Çeke. Mesatarja shtatëditore e infektimeve ka rënë në 95 raste për 100,000 banorë. Çekia ka nisur rihapjen e dyqaneve, pas gati gjashtë muajsh të mbyllura.

Thirrja e OBSH-së se varianti indian është më i transmetueshëm ka detyruar shumë shtete që të ndalojnë udhëtimet me Indinë përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.

Klan News







Të ngjashme