Shifrat e personave të infektuar në Gjermani vazhdojnë që të ulen. Zyrtarë për shëndetësinë thanë të premten se tashmë 10 persona që janë mbartës të virusit, ia transmetojnë vetëm 7 personave të tjerë.

Gjatë Marsit, këta 10 persona mund të infektonin 30 njerëz të rinj. Gjatë fillimit të Prillit, ata mund t’ia kalonin virusin 13 të tjerëve.

Sipas numrave të bëra zyrtare nga shteti, gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 3 380 raste të reja pozitive. Totali i tyre shkon në 133 830.

Lajmi i mirë që vjen nga Gjermania është se më shumë se gjysma e tyre janë shëruar. Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën lidhur me Covid-19 ka shkuar në 3 868.

Ekspertët ia faturojnë këtë sukses të vendit në luftën kundër Covid-19 testimeve e gjera që bëjnë që të kapet sëmundja që në fazat e para./tvklan.al