Sipas raportit shifrat janë reduktuar edhe për azilantët e paligjshëm

Përgjigjen negative ndaj Shqipërisë qeveria holandeze e ka deshifruar në shifra dhe fakte duke u dhënë përgjigje pyetjeve të deputetëve. Që në fillim Haga e konsideron të parakohshëm përfundimin e Komisionit se pothuajse të gjitha kushtet janë përmbushur nga Tirana.

Një nga pyetjet kryesore është cili numri i arrestimeve, sasia e drogës dhe armëve të asgjësuara në dy vitet e fundit. Konstatohet se sasia e kanabisit që është konfiskuar Shqipëria ka rënë nga 20 ton në 2018 rezulton në 6.3 ton në 2019. Ka një rritje në konfiskimin e hashashit me 363.5 kg më shumë se një ton gjatë kësaj periudhe.

630.5 kg u konfiskuan në 2018 dhe 145 kg në 2019. Heroina e konfiskuar nga 24 kg në 2018 rezulton në 38 kg në vitin 2019. Shqipëria mori 115 kërkesa ekstradimi në vitin 2018 ndërsa në vitin 2019, ishin 186 ekstradime. Në Holandë në vitin 2018, u dënuan 298 persona të lindur në Shqipëri, ndërsa 220 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për një krime në territorin holandez në vitin 2019.

Në vitin 2020, nga janari në shtator, 97 persona të lindur në Shqipëri u dënuan për krime. Në dy vitet e fundit 184 shtetas me kombësi shqiptare u detyruan të largoheshin nga Holanda për në vendin e tyre të origjinës. Ndërsa në vitin 2020 ka 41 shtetas shqiptarë të dëbuar. Në vitin 2019, 524 shtetas me kombësi shqiptare u larguan nga Holanda në mënyrë të pavarur në vendin e tyre të origjinës ndërsa periudhën janar-shtator 2020 janë 154 shqiptarë të larguar me vullnetin e tyre.

Klan Plus