Mjekët: Të prekurit me simptoma të lehta

Muaji Prill ka shënuar rënie të theksuar të rasteve të reja ditore me koronavirus, por edhe në totalin e të infektuarve aktiv. Kjo rënie është reflektuar edhe në qendrat shëndetësore. Mjekët e familjes referojnë raste të pakta edhe për testim.

Por ajo çfarë vihet re tek të infektuarit, janë simptomat, të cilat ndryshe nga fillimi i pandemisë duket se janë më të lehta.

Shumica e rasteve të reja po trajtohen në shtëpi dhe nuk kanë nevojë për hospitalizim. Aktualisht në të gjitha spitalet e vendit po marrin trajtim rreth 180 persona.

Tv Klan