1 viktimë dhe 153 raste të reja në 24 orë

Në Kosovë, kjo e shtunë ka shënuar një rënie të shifrave të pandemisë. Autoritetet raportuan vetëm për 1 viktimë, një 47 vjeçar nga Mitrovica.

Nga 2784 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 153 persona. Rastet më të shumta të infektimeve i ka Prishtina e ndjekur nga Ferizaj, Podijeva, Gjakova dhe Mitrovica.

Në Kosovë numërohen mbi 2200 jetë të humbura ndërsa aktualisht janë mbi 6700 raste aktive.

Tv Klan