Regjistrohen 101 infektime dhe 4 viktima

Kanë pësuar sërish rënie shifrat e pandemisë në Kosovë. Autoritetet shëndetësore në Prishtinë bënë të ditur se nga 2.052 mostra të marra kanë rezultuar 101 raste pozitive.

Rënie krahasuar me ditët e fundit kanë pësuar edhe humbjet e jetës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit e humbën betejën me Covid 4 persona, duke e çuar në 2.187 numrin total të viktimave nga virusi.

Gjithashtu në këtë 24 orësh janë shëruar 421 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive për herë të parë pas disa javësh ka rënë nën 8 mijë.

Tv Klan