Reshjet me intensitet në zonat malore, raportohen probleme në Rrugën e Arbrit

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës në këtë mes Prilli në vend. Reshjet kanë prekur juglindjen dhe verilindjen e territorit.

Në Korçë bora ka rënë në lartësitë 1 mijë metër mbi nivelin e detit, ndërsa autoritetet nuk raportojnë probleme në akset nacionale.

Reshje bore edhe në qarkun e Dibrës. Për shkak të situatës nga moti i keq pati probleme në qarkullin në Rrugën e Arbrit. Falë ndërhyrjes aksi u bë i qarkullueshëm.

Klan News