Ulja e temperaturave ka kthyer sërish borën në juglindje të vendit.

Reshjet kanë qenë prezente prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit.

Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar në 5 centimetra, ka mësuar gazetarja e Klan News, Daniela Zisi.

Në terren ndodhen punonjësit për mirëmbajtjen e rrugëve për çdo situatë që mund të krijohet nga moti, si për shembull nevoja për pastrim apo kriposje të akseve.

Aktualisht nuk ka vështirësi në qarkullimin e makinave, por shoferët duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndërkohë pjesa tjetër e Qarkut të Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta./tvklan.al