Një zhurmë e frikshme ka tmerruar kryeqytetin e Tajvanit, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kështu shkruan The Mirror Uk.
Banorët janë zgjuar të befasuar nga ajo zhurmë që sipas tyre ngjante si “ulërimë” që zgjati rreth gjysmë ore. Në rrjetet sociale, njerëzit kanë vërshuar me komente për të kuptuar më shumë mbi atë zhurmë të mistershme.
“Godzilla ka shkelur një lego”, thonë disa komentues me humor. Ndërsa të tjerë ngrenë aludime se kjo zhurmë ka ardhur nga stratosfera. Pastaj janë dhe një pjesë që besojnë se “është zhurma e Zotit që paralajmëron një katastrofë natyrore”. “Zhurma vjen nga toka, nuk është fiks si ajo e tërmetit”, shprehen banorët e Taipei.
Megjithatë, autoritetet policore kanë shuar frikën duke njoftuar se ishte sistemi i dëmtuar i alarmit në një shkollë të mesme që e shkaktoi atë zhurmë.
/tvklan.al