Çmimi gazit nuk ndryshon

Nga kjo e shtunë nafta tregtohet 6 Lekë më lirë. Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës në tregun e pakicës të jetë 223 Lekë për litër nga 229 Lekë që ishte.

Bordi ka ulur edhe çmimin e benzinës me 5 Lekë, e cila sipas këtij vendimi shitet me 198 Lekë për litër nga 203 që ishte më parë. Prej kohësh çmimi i gazit mbetet i pa ndryshuar, duke u tregtuar me 78 lekë për Litër.

Ministria e Financave thekson se Bordi përcakton vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Gjithashtu theksohet se vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës për naftën bruto, si dhe me lëvizjen e kursit të Dollarit.

Tv Klan