Bordi mban të pandryshuar çmimin e gazit

Për herë të dytë brenda kësaj jave, Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Nga pasditja e kësaj të premte nafta kushton 3 Lekë më pak, teksa një litër shitet me 211 Lekë nga 214 që ishte më parë.

Ndërsa një litër benzinë kushton 1 Lekë më pak, duke u tregtuar me 194 Lekë nga 195 që ishte çmimi i mëparshëm. Bordi la sërish të pandryshuar çmimin e gazit të lëngshëm, i cili vijon të jetë 71 Lekë për litër.

Sipas Bordit të Transparencës, në vendimet për ndryshimet e çmimeve të karburanteve për naftën, benzinën dhe gazin bazohet në lëvizjen e bursës Platts të Mesdheut.

Këtë javë çmimi i naftës së papërpunuar në bursat botërore arriti në kuotat më të ulëta që pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë. Një fuçi naftë arriti në rreth 77.8 Dollarë për fuçi në bursën e Teksasit dhe në 84.9 në atë Londrës, çmim shitjeje me të cilin ofrohet për kontratat e blerjes për muajin Dhjetor.

Tv Klan