Tashmë qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut duke paguar më pak për siguracionin e makinës.
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka bërë me dije se duke filluar nga dita e sotme, qytetarët shqiptarë do të paguajnë “Kartonin Jeshil” për autoveturat me çmim të reduktuar 50 Euro, me afat kohor 1-vjeçar.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi se kjo tarifë e re ka ardhur edhe si pasojë e rekomandimeve të komitetit të përbashkët, të marrëveshjes së tregtisë së lirë, për lehtësimin e lëvizjes mes vendeve të rajonit.
Kjo është masa e dytë që ndërmerret në një hark të shkurtër kohor, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi më 1 Shkurt 2025 të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi.
Klan News