Raporti: 5 vitet e fundit, trend rënës tek grupmosha 15-19 vjeç

Ulet lindshmëria tek adoleshentet në Shqipëri. Sipas një raporti të fundit të Institutit të Statistikave në 5 vitet e fundit incidenca në popullatë e lindjeve tek grupmosha 15-19 vjeç ka ardhur në ulje.

Nga viti 2017 në vitin 2021 lindshmëria në këtë grupmoshë është ulur me 4 pikë.

Konkretisht Në 2021, lindshmëria te femrat 15-19 vjeçe ishte 12,1 foshnje të lindura për çdo 1.000 femra të kësaj grupmoshe. Ky tregues ka pësuar rënie krahasuar me vitin 2017, kur shënonte 16,3 foshnje të lindura për 1 mijë femra në popullatë.

Për mjekët specialistë kjo shihet si pozitive pasi lindja në moshën e adoleshencës mund të ketë pasoja në shëndetin e tyre.

Për bluzat e bardha lindja rekomandohet në një moshë mbi 20-vjecare, edhe pse në Shqipëri vitet e fundit vihet re një rritje e moshës për lindjen e parë, duke sjellë edhe ulje të lindjeve në popullatë.

Tv Klan