Lasgushi, është i pari avion me logon e të parës kompani ajrore krejtësisht shqiptare që është ulur në aeroportin e Rinasit.

‘Air Albania’ do të nisë të shtunën fluturimin e parë me destinacion Stambollin, një fluturim simbolik që do të pasohet nga të tjerë fluturimeve që muajin e parë do të bëjnë vetëm këtë linjë Tiranë-Stamboll-Tiranë. Për të vijuar në muajt e ardhshëm në destinacione si Roma, Londra, Athinën, Mynihun dhe Barcelonën.

Në ceremoninë e organizuar në aeroportin e Rinasit, Kryeministri nuk i kursen falenderimet për të gjitha ata që mundësuan realizimin e këtij projekti që siç thotë vetëm pak muaj më parë ngjante si një ëndërr e largët. Por falenderimin më të madh ia dedikon Presidentit turk Erdogan si mbështetësin më të madh të  kësaj linje që është me kapital publik dhe privat.

Kombinimi i biletave ekonomike me çmimet konkurruese në treg do të jetë filozofia e ‘Air Albania’. Kompania do të udhëtojë me një flotë të re avionësh, jo më të madhe se 10 vjet, kur mosha mesatare e avionëve që udhëtojnë në Shqipëri është 18.5-vjeçarë. Airbus 319 me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dykrenare që mban emrin e poetit të madh Lasgush Poradeci do të pasohet nga një tjetër avioni i këtyre përmasave që do të mbajë emrin e një tjetër mjeshtri të poezisë shqiptare.

Stafi i kësaj linje është trajnuar tashmë dhe do të mbajnë të veshur kostume me ngjyrat e flamurit kombëtar, që për Kryeministrin s’kanë të sharë për ata që do të guxonin, ai e ka një mesazh:

“Kush i shan është i sharë”.

Tv Klan