136 infektime dhe 2 viktima nga Covid



136 infektime dhe 2 viktima nga Covid

17:31 18/04/2021

Situatë e stabilizuar në spitale

Mbeten të ulëta shifrat e pandemisë në vendin tonë. Edhe këtë të dielë Ministria e Shëndetësisë raportoi për një rënie tjetër të numrit të infektimeve me Covid-19.

Kështu nga 2480 testime të kryera janë konfirmuar vetëm 138 raste të reja, shifra e dytë më e ulët kjo për këtë vit.

Tirana vijon të ketë numrin më të madh të infektimeve, e ndjekur më pas nga Shkodra, Fieri, Gjirokastra dhe Elbasani.

Një qytetar nga Shkodra dhe 1 qytetar nga Skrapari nuk e fituan dot betejën me koronavirusin në këtë 24-orësh, duke e çuar në 2,342 numrin total të viktimave të regjistruara në vendin tonë që nga nisja e pandemisë vitin e shkuar.

Situata në spitale vijon të mbetet e stabilizuar. Autoritetet shëndetësore raportuan se aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatmirësisht luftën me Covid në 24 orët e fundit e kanë fituar 442 qytetarë, ndërsa vijojnë të mbeten aktive edhe afro 26 mijë qytetarë.

Tv Klan







Të ngjashme