97 të shëruar dhe 85 raste në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar sot se janë konfikuar dhe 85 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Në një njoftim për mediat, në përditësimin e të dhënave epidemiologjike bëhet me dije se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 432 mostra dhe rezultuan me COVID 85 raste.

Po ashtu njoftohet se brenda 24 orëve janë raportuar 5 vdekje me SARS CoV-2. Numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë dhe numri i të vdekurve ka shkuar 568.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993./tvklan.al