Ulja e temperaturave, fluks në Pediatri

Ulja e temperaturave, fluks në Pediatri

16:09 17/10/2015 1

Ndryshimet e motit, ulja e temperaturave dhe me shi kanë ndikuar në shëndetin e fëmijëve. Gjatë 24 orëve mbi 200 fëmijë paraqiten në urgjencën e pediatrisë në Qendren Spitalore Universitare Nënë Tereza për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve më e prekur nga virozat e stinës është grupmosha 0 - 4 vjeç.

Kollë, temperaturë të larta apo dhimbje barku janë komplikacionet që fëmijët kanë paraqitur më së shumti. Sipas mjekëve pediatër në shumicën e rasteve fëmijet kanë marrë mjekimin e nevojshëm në spital dhe më pas janë larguar në familjet e tyre.

Ndërsa në raste të tjera kur komplikacionet kanë qenë të mëdha fëmijët janë shtruar në spitale. Gjithsesi ajo që mjekët rekomandojnë është që prindërit asnjëherë të mos blejnë medikamente pa rekomandimin e mjekut.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi