Kanceri i stomakut është shumë i zakonshëm ditët e sotme dhe shumë njerëz po bien pre e kësaj sëmundje. Në fakt, është kanceri i pestë më i zakonshëm në të gjithë botën dhe është gjithashtu shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjes nga kanceri.

Mund t’i ndodhë edhe burrave edhe grave, por burrat janë më të ndjeshëm ndaj këtij kanceri. Të moshuarit janë gjithashtu në një rrezik më të lartë. Sipas Fondit Botëror të Kërkimit të Kancerit, ushqimi mund të jetë një nga shkaqet kryesore të kancerit të stomakut në të gjithë botën. Ushqimi ka një ndikim të madh në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ushqimet e gabuara mund të çojnë në shumë sëmundje kronike, përfshirë kancerin.

Por nëse shmangni këto ushqime, mund të ulni ndjeshëm rrezikun e kancerit të stomakut. Ushqimi dhe një dietë e duhur është gjithçka që ju nevojitet për të shpëtuar veten nga kjo sëmundje e tmerrshme. Më poshtë janë disa nga ushqimet që patjetër duhet t’i shmangni nëse doni të parandaloni këtë sëmundje.

Ushqime me natrium të lartë: Mbajeni larg ushqimet që përmbajnë një sasi të lartë kripe.

Mish i përpunuar: Shmangni ngrënien e mishit të përpunuar si proshuta  dhe sallami. Këto përmbajnë kimikate të dëmshme për shëndetin.

Alkooli: Pirja e tre ose më shumë pijeve alkoolike në ditë mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e kancerit të stomakut.

Turshitë: Ju duhet të shmangni ngrënien e ushqimeve të ruajtura me kripë, të tilla si perimet turshi pasi mund të rrisin rrezikun e kancerit të stomakut.

Peshku i thatë: Peshku i kripur ose i thatë, shumë i zakonshëm në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore, është gjithashtu një faktor i njohur rreziku i kësaj sëmundjeje. /tvklan.al