Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka komentuar sto ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që nga opozita shihet si një përpjekje për të ndaluar koalicionet.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Manja teksa u pyet për ndalimin e koalicioneve tha se nuk ndalohen, por imponohet që të gjithë të jenë brenda një liste unike.

Nuk i ndalojmë ne. Koalicionet parazgjedhore ka shtete që i lejojnë e të tjera që nuk i lejojnë. Ne nuk i ndalojmë, por koalicionet do jenë në lista unike, nuk mund të ketë listë të përbërë kur kemi hapur listat”, tha Manja.

Këto deklarata të deputetit të Partisë Socialiste u kundërshtuan nga të ftuarit e tjerë. Dashamir Shehi tha se janë ndryshime që duan të dëmtojnë opozitën për shpërndarjen e mandateve./tvklan.al