Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara dënoi fort lëshimin e raketës së fundit nga ana e Koresë së Veriut, duke i bërë thirrje vendit komunist të ndalojë menjëherë.

15 vendet anëtarë mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, pas kërcënimit nga Peniani, që lëshoi raketën balistike e cila kaloi sërish mbi Japoni dhe u rrëzua në det.

Këshilli i Sigurimit u shpreh i shqetësuar për sigurinë në botë. Por lideri koreano-verior Kim Jong Un e tha qartë së vendi i tij do të vijojë kompletimin e programit bërthamor, në mënyrë që të barazojë fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Tv Klan